Aktori i njohur Arben Derhemi ishte i ftuari i parë në programin “Dola te Ola”, i cili ndër të tjera foli për jetën e tij private.
Teksa rrugëtoi nëpër kujtime Arben Derhemi foli për lidhjen e ngushtë që ka me familjarët e tij. Ai tregoi se babai i tij ishte operatori i parë dhe i vetëm në RTSH asokohe, dhe angazhimet në punë për të ishin të mëdha.
Ai tregoi se babai i tij, falë punës që bënte, transmetoi tek ai një dashuri të madhe për televizionin. Arbeni kujtoi se i ati nuk e lejonte që të angazhohej shumë në filmat që i ofronin kur ishte ende fëmijë, për arsye se primare për të ishte që ai të dilte mirë në mësime.
Arbeni tregoi se dëshirën për t’u bërë aktore e kishin edhe dy motrat e tij më të mëdha, por edhe pse ato ishin të shkëlqyera në mësime, nuk e kishin talentin e tij. Më tej Derhemi kujtoi edhe momentin kur së bashku me babanë kishte shkuar tek aktori Timo Flloko për të parë nëse ai kishte talent.
Aktori tha se ndryshe nga sa babai e priste Timo Flloko tha se ishte i talentuar, gjë e cila padyshim e gëzoi të atin e tij. “Është e sigurt që ky bëhet”, ishin fjalët që Timo Floko kishte thënë.
Ndërkohë gjatë programit ai foli edhe për vajzën e tij 13-vjeçare. “Më e bukura e jetës sime”, tha aktori teksa tregoi marrëdhënien e ngushtë që ka me të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: