I ftuari i parë në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Arben Derhemi.
Një nga projektet më të fundit, për të cilin Arben Derhemi është gati të ngjitet në skenën e teatrit “ArTurbina”, është shfaqja “Çifti”, në të cilën aktori luan së bashku me Olta Dakun. Premiera me regjisor Altin Bashën, do të mbahet në datën 26 janar dhe do të vazhdojë për katër ditë me radhë deri më 29 janar.

“Është një shfaqje shumë interesante. Trajton gjithçka që ka të bëjë me pasiguritë që ka një çift”, u shpreh ai. “Në të trajtohen probleme të cilat nuk thuhen nga çiftet por që ndihen dhe mendohen. Probleme që kanë të bëjnë me tradhtinë, me dëshirën ose jo të ardhjes në jetë të një fëmije, apo nëse fëmija lind me probleme shëndetësore”.

  • foto galeri

Arben Derhemi tha se shfaqja “Çifti” është një vepër e cila aktualisht po vendoset edhe në skenat angleze. E veçanta e kësaj shfaqje është se pjesë e saj do të jenë vetëm dy aktorët, Arben Derhemi dhe Olta Daku.
Arben Derhemi ka bashkëpunuar me Olta Dakun edhe në projekte të tjera, por te kjo shfaqje, duke qenë vetëm ata dy në skenë, lidhja ka qenë më e ngushtë. “Është bukur të bashkëpunosh me Oltën. Na kanë thënë që shkojmë shumë në skenë me njëri-tjetrin”.
Gjatë bisedës aktori foli për rolet e shumta që ka patur gjatë karrierës së tij të suksesshme, por u ndal edhe te mënyra ndoshta e padrejtë me të cilën ndonjëherë artistët vlerësohen dhe nderohen me çmime. Në rastin e çmimit “Mjeshtër i Madh” ai tha se i ka rënë vlera dhe sugjeroi që ata që vërtet e meritojnë bëjnë mirë mos ta pranojnë më.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: