TIRANË – Poeti Arben Duka këtë radhë nuk vjen me poezi qësendisëse, por sjell një informacion që thotë se do të vërtetohet në ditët që vijnë. Sipas tij, një parti e re politike pritet të dalë nga gjiri i koalicionit të majtë qeverisës, një parti surprizë si “SYRIZA”, e themeluar nga një Zv.ministër në detyrë.

Ja mesazhi i Dukës në Fb:

“Kam një informacion të dobishëm, që dua ta ndaj me ju, miq të dashur, – shkruan poeti. – Një grup intelektualësh të majtë, me në krye një zëvendësministër në detyrë, po bëjnë përpjekje për krijimin e një partie të re politike, shumë më të majtë se Partia Socialiste dhe partitë e tjera të majta në Shqipëri.

Nisur nga mendimi se nga Rilindja do ketë rrjedhje të madhe votash për arsye të keqqeverisjes dhe se shumë e shumë shqiptarë nuk e ndjejnë më veten të përfaqësuar, partia e re mund të jetë një suprizë si “SYRIZA”. Vlen për t’u parë.

Nëse “Partia e Popullit” – ky është emërtimi paraprak – konkuron në aleancë me Rilindjen, atëherë është thjeshtë shpikje e PS-së për ta pasur si barkë shpëtimi dhe për të ruajtur votat brenda koalicionit. Po nëse kjo parti do të konkurojë e vetme për të tërhequr një mbështetje mbarëpopullore, atëherë ka shpresë për ndryshim, mbasi në Shqipëri sot nuk kemi asnjë parti të majtë në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Nëse kjo Parti do të thithë dhe edhe gjithë ish-ushtarakët e mashtruar për statusin dhe pensionin, gjithë të papunët dhe të zhgënjyerit nga sistemi dhe qeverisja, gjithë njerëzit që s’kanë lidhje me partitë e mëdha tradicionale, shumicën e emigrantëve, e të tjerë, kjo parti merr pushtetin lokal tani dhe atë politik qëndror më pas.

Një parti jashtë konjukturave të sotme politike dhe me profil qartësisht të majtë, unë do ta mbéshtesja pa kushte dhe do ta inkurajoja me krijimtarinë time. Mbase ka ardhur koha e mbylljes së ciklit shkatërrues të dy grupimeve tradicionalë, tetë vjet njëri e tetë vjet tjetri gjer në pafundësi.

Shqipëria duhet të dalë nga kjo kënetë politike. Ju si e mendoni këtë lëvizje të re? A po vjen në kohën e duhur? Do të realizohet apo do të mbetet thjesht një projekt i bukur? Nëse po, – përfundon mesazhin Duka, – kush nga ju do ta votonte “Partinë e Popullit”, që do të ketë moton :”Liri-Punë-Dinjitet”?

Ylli Dylgjeri: Një tjetër helikopter po ngrihet nga Ministria e Mbrojtjes

Por ndërsa Duka bën të ditur këtë lajm në rrjete sociale, gazetari Ylli Dylgjeri nuk kursen komentet plot humor. Sipas tij, pas helikopterit me kokainë të majorit të FA, një tjetër helikopter po ngrihet nga ministria e Mbrojtjes. Aludimet se kush është ky zv/ministër kalojnë nga z Petro Koci e deri tek zv/ministri tjetër. Sipas Dylgjerit, ky zv/ministër që të jetë Cipras-i shqiptar duhet të jetë domosdoshmërisht pa kravatë.
“Uaaaa, uaaaa, uaaaa, cfare lajmi???
Nje “helikopter tjeter po ngrihet nga Ministria e Mbrojtjes” Cte jete? Arben Duka s’na thote emer?
Kunderajroret kane shkuar per skrap…Varkat kane shkuar per trap! Permbytje…
Me cti biem?
Po biem me humor…
Kush eshte ky zv minister? Zoti Koci?? Jo, Jo,
e ka partine… Kush te jete ? A ka zv.m tjeter aty??? Po, Polica Ushtarake i di keto???
Ti ngjaje SYRIZE-s ky SYCELUR???
Spo duroj…Pa gravate -thuhet, por per arsye te tjera nuk e ve..Ka koke te madhe e te mbushur plot. Shyqyr, me se fundi i doli zoti vendit…
Po vrapoj…”

(ar.sh/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb