TIRANE

Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero do të bëhen për herë të parë prindër. Lajmi po qarkullon në media prej disa ditësh, pasi kjo foto e siguruar nga Iconstyle filloi të qarkullonte online.

Megjithatë, Fero dhe Arbenita nuk reaguan, madje modelja publikoi edhe një foto me nje bluzë të shkurtër ku i dukej barku i sheshtë, si për të larguar vëmendjen nga lajmi për të cilin po flisnin të gjithë.

Ndërsa sot, ajo ka konfirmuar lajmin duke ndarë foto ku duket edhe barku i rrumbullakosur. Modelja ka pohuar se është shtatzënë dhe për ta festuar do të bëjë një giveaway për ndjekësit.

Arbenita s’ka dhënë detaje se në cilin muaj është apo se cila është gjinia e bebit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb