Arbër Zeneli, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës i cili aktivizohet me Heerenvenin në kampionatin holandez, ka zgjuar interesimin e y klubeve të “Seria A” siç janë Fiorentina edhe Napoli.

Lajmi është dhënë nga mediat suedeze, që konfirmojnë interesimin e dy klubeve italiane për talentin e rritur në futbollin suedez. “Boras Tidning” shkruan se kontrata e Zenelit me holandezët e Heerenven skadon në vitin 2019 dhe mesfushori i talentuar është objekt i interesimit të dy klubeve italiane.

Arbër Zeneli është një futbollist i datëlindjes së vitit 1995 dhe në këtë sezon ka shënuar 6 gola në 23 ndeshje aktivizim me Heereneven. Zeneli që është produkt i ekipit të Elfsborgut, ka luajtur me ekipet kombëtare të moshave të Suedisë, për t’u bashkuar me Kosovën në vitin 2016, ndërsa bëri debutimin në ndeshje me Kroacinë në 6 tetor 2016.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb