Petrit Vasili, në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me projektligjin për shëndetin riprodhues.

Ai e quajti ligjin si antishqiptar ndërsa tha se synohet që vendi ynë të kthehet në fermë uterusesh.

Vasili: Ligji për riprodhimin, ligj i sponsorizuar nga grupe mafioze, ligj antikombëtar. Synojnë ta kthejnë Shqipërinë në fermë uterusi për të prodhuar foshnje. Pr.ligji është tentativë anti shqiptare dhe antifamilje për shpërbërjen e Shqipërisë.

Shkelet rëndë dinjiteti dhe të drejtat e gruas dhe fëmijët. Pjesa më vrastare është që ky ligj kërkon të zgjasë afatet e kryerjes së abortit, nga 12 në 14 javë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb