TIRANE-Ish-guvernatori Ardian Fullani kërkon gjysëm milion euro dëmshpërblim për shkarkimin e tij nga ky post.
Ai thotë se i është shkaktuar një dëm moral dhe psikologjik. Kete e ben te ditur deputeti socialist Erjon Braçe, njeriu që denoncoi skandalin dhe abuzimet e Bankës së Shqipërisë kur u vodhën më shumë se 7 miliard lekë. Po ky deputet sugjeron te ndiqet gjyqi i Fullanit, qe kerkon sot demshperblim gjysem milion euro.

Ja cfare shkruan Erjon Brace
NDIQENI GJYQIN GJYSEM MILION EURO!!
ESHTE GJYQI I FULLANIT!!
Prej ores 13.00, ne gjykaten administrative ketu ne Tirane;
ISH GUVERNATORI I BANKES SE SHQIPERISE ADRIAN FULLANI, DO TE JETE NE SEANCEN E DYTE TE NJE GJYQI KU KA PADITUR BANKEN E SHQIPERISE DHE KUVENDIN E SHQIPERISE PER SHKARKIMIN E TIJ!!
Se mos keni harruar;
Adrian Fullani eshte guvernatori i Bankes se Shqiperise, ne mandatin e te cilit, ndodhi vjedhja me e madhe e Bankes se Shqiperise nga brenda; ka dhe te tjera por po e le me kaq!!
Banka e Shqiperise eshte banka qe u vodh nen mandatin e Adrian Fullanit; keshilli mbikqyres i Bankes shkarkoi Adrian Fullanin ne kushtet kur mbi te kishte nje akuze te rende dhe kur ishte nen arrest!!
Kuvendi i Shqiperise eshte institucioni qe ratifikoi vendimin e Keshillit per shkarkimin e Adrian Fullanit kur mbi te kishte nje akuze shume te rende dhe ishte ne arrest!!
Gjyqi?
GJYQI ESHTE AI QE DUHET TE VENDOSE PER GJYSEM MILIONI EURO PARA PUBLIKE!!
Seanca e pare ka qene super!!
Gjyqi eshte i hapur. Secili nder ju mund ta ndjeke ate dhe, nuk duhet te humbe rastin pa degjuar ligjerimet ekzemplare te avokates se Familjes, Erinda Ballanca!!
Ne seancen e pare, ka kerkuar psikologe qe te vleresoje gjendjen e Adrian Fullanit si dhe demin moral shkaktuar atij nga shkarkimet!!

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: