Drejtuesi politik i LSI-së për Qarkun e Beratit, Ardit Çela ka publikuar disa pamje në “Facebook”, ku duket gjendja e rrugës së Kozares.

Çela thekson se rruga është në situatë skandaloze, duke shtuar se miliardat e qytetarëve shkojnë në xhepat e pak pushtetarëve të Rilindjes.

Postimi i Ardit Çelës:

Shikoni pamjet nga rruga e Kozares, tek kryqëzimi në Vlashuk. Shikoni se si rruga e re shkon në lumë, dhe se si miliardat e qytetarëve të varfër shkojnë në xhepat e rilindjes dhe në xhepat e kompanive të lidhura me rilindjen.

Shikoni sesi duan të mbulojnë me zift të zi, të zezat që nuk mund t’i mbuloj dot më askush. Prandaj kompanitë përfshihen në fushatë, prandaj vendosin mjetet në funksion të fushatës së rilindjes, prandaj i mbledhin punonjësit që i shfrytëzojnë, e që rilindja i ka varfëruar, dhe i urdhërojnë të votojnë për rilindjen.

Të mjerët, kujtojnë se njerëzit janë ushtarë dhe mund t’i vendosin në funksion të interesave të tyre. 25 Prilli erdhi, dhe bashkë me të po afron edhe koha e ndëshkimit shembullor.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb