Arsenal duket se po kor sukses me Artetën në stol pasi brenda gushtit ka fituar dy trofe.

Tashmë në arkivën e topçinjve të Londrës do të jetë edhe ‘’Community Shield’’ pasi kaluan Liverpool falë penallive.

Aubameyang realizoi shpejt në ‘’Ëembley’’ me një gol të bukur, por në pjesën e dytë ‘The Reds’ barazuan me Takumi Minamino.

Në penallti, Arsenal shënoi 5 të sakta, kurse nga Liverpool gabim qëlloi vetëm 20 vjeçari, Rhian Breëster.

Më 1 gusht Arsenali fitoi FA Cup pasi mposhti në Ëembley Chelsea-n e Lampard. Pavarësisht rëndësisë së trofeve, Arsenal duket se po kthehet në rrugën e dikurshme të lavdisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb