TIRANE- Moderatori dhe gazetari Arian Çani sa herë që i jepet mundësia, nuk nguron të lëshojë deklarata ‘bombë’.

Gjatë emisionit “Your Face Sounds Familiar” ku ai është pjesë e jurisë, është shprehur se orgazmën e tij të parë e ka përjetuar me Madonnën.

Por kush e kishte ditur që Madonna kishte qenë “e dashura” e parë e Arian Çanit? Këtë e tha vetë pasi dëgjoi interpretimin e Adelinës, me këngën “La Isla bonita” e cila, edhe pse kaq larg gjeneratës së Madonna-s, ia risolli Çanin kujtimet e para erotike, shkruan class. “Madonna dhe kjo këngë kanë qenë fantazia ime e parë erotike”, tha Çani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: