Gazetari dhe moderatori Arian Çani ka shuar kureshtjen e teleshikuesve në transmetim “live” dhe ka folur për veshjen e tij, gjithmonë të njejtë.

Në një “Live Video” në Instagram nga moderatorja e spektaklit YFSF, Alketa Vejsiu, ku fansat mund të pyesnin për çfarë të donin, një nga pyetje që mbërriti për Çanin, ishte: “Pse vishesh gjithnjë me të zeza…?!

“Vishem me të zeza për të fshehur zhulin”, u përgjigj Çani. Kaq ka mjaftuar për të shpërthyer të qeshurat pafund të aktores Olta Gixharit dhe të gjithë të pranishmëve në sallë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: