Nuk kanë fund problemet në shtëpinë e Barcelonës. Si të mos mjaftojnë rezultatet negative, tani klubi blaugrana duhet të bëjë edhe pa shërbimet e Sergio Aguero. Sulmuesi argjentinas do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën tre muaj, kjo është përgjigjja që vjen pas analizave të detajuara që iu nënshtrua Aguero.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë ndeshjes kundër Alaves, argjentinasi hasi vështirësi në frymëmarrje, si pasojë e një aritmie kardiake. Klubi ka njoftuar se Aguero do ti nënshtrohet një terapie dhe rezultatet do të shihen vetëm pas tre muajsh. “Jam mirë dhe jam në humor për të përballuar si duhet këtë proces rikuperimi”, u shpreh Aguero me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: