Që pas daljes nga Big Brother, Arjola Demiri është shndërruar ndër personazhit më të ndjekur në rrjetet sociale.

Por si gjithmonë, në botën virtuale, ka edhe nga ata që nuk i kursejnë kritikat. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë akuzuar se përdor shumë filtra dhe photoshop në pozat e saj.

Por teksa këto akuza janë përsëritur disa herë, aktorja më në fund ka reaguar, duke u shprehur se ndjehet mirë me trupin e saj, me gjithë strijat dhe celulitin.

E si për ta konfirmuar këtë, Arjola ka publikuar një foto me bikini, ku duket trupi i saj i pa edituar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Nuk kam nevojë për filtra as për fotoshop për t’u fshehur nga ju. Unë e dua veten me të gjithë inperfeksion in tim perfekt, mos harroni 3 fëmijë njerëz nuk mi kanë dhuruar i kam lindur, unë do kem strija, celulit dhe kjo as ma heq as ma shton bukurinë.

Mjaft komentuat mbi fotot e mia sikur kam zbukuruar një zombie me efekte. Kam zbukuruar thjesht ngjyrat e fotos. Na keni lodhur me këtë gjyqin e komenteve si me qenë profesionistë të editimit të fotove… filloni punoni diku më mirë”, ka shkruar Arjola, krah fotos që nuk i ka prekur trupin, ama për fytyrën duket qartazi që ka përdorur “Face App”./Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: