Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço bëri një deklaratë të fortë sa i takon hakërrimit të sistemeve tona digjitale. Ai pohoi në Abc se hakerat kanë vjedhur shumë të dhëna nga sistemet e institucioneve në vendin tonë.
Sipas tij, nga hackerat janë marrë të dhëna shtetërore për personat e dyshuar apo informacione të tjera shumë sensitive që dëmtojnë sigurinë tonë kombëtare.

“Nëse raporti lexohet me kujdes del se ky sistem nuk ka pasur antivirus, dhe arkitektit të e-Albania i duhet grisur diploma, duke e centralizuar sistemin, atëherë dëmi ishte më i madh dhe lehtësisht i aksesueshëm.

Për fat të mirë nuk u integruan të dhënat bankare. Janë vjedhur shumë sekrete shtetërore, për personat e dyshuar, apo informacione të tjera të jashtëzakonshme, shumë sensitive që dëmtojnë sigurinë tonë kombëtare.”, tha Karamuço.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb