Pavarësisht emrave të kundërshtarëve dhe forcës së tyre, Armando Broja është konstant dhe vijon të shpalosë të gjithë cilësitë në fushën e lojës, teksa ndaj Tottenham kaloi një tjetër mbrëmje për t’u mbajtur mend.

I aktivizuar si titullar ndaj Spurs, sulmuesi 21-vjeçar ishte rrezik konstant për prapavijën e skuadrës së Contes, teksa pas disa aksionesh të rrezikshme, dërgoi topin në rrjetë në minutën e 24-t, duke barazuar përkohësisht rezultatin në 1-1.

Bomberi kuqezi pati edhe dy mundësi të mira shënimi, por nuk arriti të gjejë portën e Lloris, teksa pas ndeshjes u vlerësua me notën 8.02, i dyti pas kapitenit Ward-Prowse, i cili ishte më i miri i ndeshjes që Southampton, që e fitoi 2-3 në transfertë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb