Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif ka dënuar sulmet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, aleate e SHBA-së pas sulmeve me raketa e dronë.
Emiratet e Bashkuara Arabe u përballën me sulme nga Irani për herë të parë që kur një armëpushim që hyri në fuqi në fillim të prillit. Një nga sulmet shkaktoi një zjarr në një objekt kyç nafte në Fujairah dhe plagosi tre shtetas indianë, thanë autoritetet.
Në një reagim në platformën X, Sharif shprehu solidaritetin e tij të plotë me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
“Pakistani dënon fuqimisht sulmet me raketa dhe dronë mbi infrastrukturën civile në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pakistani qëndron fort pranë vëllezërve dhe motrave tona emirate, si dhe pranë qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe në këtë kohë të vështirë. Është absolutisht thelbësore që armëpushimi të ruhet dhe të respektohet, për të lejuar hapësirën e nevojshme diplomatike për dialog që çon në paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, theksoi ai.
