Shqipëri-Bjellorusi është përballja e radhës për kuqezinjtë, me skuadrat që do të zbresin në fushë në një duel të vlefshëm për Nations League. Kombëtarja shqiptare rikthehet përballë një kundërshtari të njohur, me historinë e përballjeve direkte që favorizon lehtë ekipin tonë përfaqësues.
Në 7 ndeshje direkte të luajtura, Shqipëria ka arritur të marrë 3 fitore, ndërsa 2 takime kanë përfunduar pa fitues. Në anën tjetër, Bjellorusia ka dalë triumfuese në 2 raste. Sesi do shkojnë gjërat të shtunën, na mbetet të presim e të shohim.
