TIRANE

Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi u njohën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, aty ku nisën edhe një lidhje dashurie. Edhe tani që ata nuk janë më pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, romanca e tyre duket se po shkon mjaft mirë.

I pari që doli ishte PM, i cili herë pas here thoshte që duhet të dalë edhe Sarah. E dëshira iu realizua. E tashmë duket se po shijojnë lidhjen e tyre dhe i kemi parë thuajse kudo bashkë.

Këto ditë PM ka qëndruar në Shqipëri e duket se po krijon tashmë shoqërinë e përbashkët me Sarah. Kjo e fundit ka publikuar dje disa imazhe në “Instastory”, ku tregon se po udhëton me partnerin e saj.

Blogerja e njohur zbuloi se kanë zgjedhur Bogën, një destinacion shumë të dashur sidomos për dimër. Në një nga videot e postuara ajo shihet me PM në makinë teksa po ashtu një qëndresë e kanë bërë edhe në Prishtinë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: