Arratiset nga burgu i Sigurisë së Lartë bosi i mafias ‘Gargano’, Marco Raduano. Mediat italiane kanë publikuar pamjet, ku shihet se si Raduanos zbret nga dritarja e qelisë përmes disa çarçafëve që i kishte bërë si litar dhe i kishte lidhur me njëri-tjetrin. Arratisja e tij ka ndodhur dje, rreth orës 17:00, por mungesa nga punonjësit e sigurisë është vënë re dy orë më vonë.

Mediat italiane raportojnë se Raduanos e priste një makinë jashtë burgut në momentin e arratisë, ndërsa duket se gjithçka ka qenë e mirëmenduar.

Policia italiane është angazhuar për kapjen e tij, ndërsa janë ngritur shumë postblloqe.

Raduano akuzohet si një figurë kryesore e grupit kriminal që vepron në qytetin e Vieste, në Gargano, si pjesë e operacionit “Bora e Marsit”. Hetimi shkatërroi një shoqatë kriminale që vepronte me qëllim trafikun e drogës, si dhe vrasjeve. Ai ishte i dënuar me 19 vite burg për trafikim droge që vinte nga Shqipëria në Puglia. Bosi mafioz pugliez kishte nën kontroll territorin e Vestes, ku janë kryer edhe dhjetëra vrasje mafioze.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb