TIRANE

Kryedemokrati Lulzim Basha doli në një deklaratë urgjente në selinë e PD, pas arrestimit të protestueve një ditë më parë në Librazhd, të cilët ugrumbulluan për t’i bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama për të shkuar në takimin e radhës elektoral. Basha tha se protestuesit u ndaluan me urdhër politik të kryeministrit ndërsa shtoi se nuk ka më asnjë iluzion, se Rama ka vendosur një pushtet autokratik në vend.

“Policia politike e Edi Ramës ka ndaluar dhjetëra anëtarë e mbështetëse ka arrestuar dy drejtuesit e PD në Librazhd, në Prrenjas e sekretarët, ish-deputetine PD dhe dy mbështetës. Këto veprime janë raprezalje politike ndaj kundërshtarëve politikë që protestojnë ndaj regjimit të Ramës. Vijmë pas ndalimin të 500 protestuesve në protestat e opozitës. Mbi 50 mbështetës e anëtarë të PD mbahen në burgje. Qindra të tjerë që kanë protestuar kundër qeverisë kudo në Shqipëri janë ndaluar, dhunuar e arrestuar në mënyrë të paligjshme. Ky është bilanc regjimesh represive. Sistemi i drejtësisë është shpartalluar, parlamenti është shpartalluar, administrata është militantizuar.

Nuk ka më asnjë iluzion, Rama ka vendosur një pushtet autokratik. Pasi vuri në kontroll gjithë pushtetet po i përdor për të përndjekur cdo kundërshtar të tij. Ka një qëllim të qartë të intimidojë opozitën për tu tërhequr nga beteja jonë. Është rruga pa krye që po e con ramën drejt greminës ku kërkon të tërheq gjithë Shqipërinë. Ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta Sandër Lleshi e Arta Marku.

Ju bëj thirrje policëve e prokurorëve mos u binden urdhrave të paligjshëm të autokratit të korruptuar e veglave të tij. Këto akte për t’i mbyllur gojën e goditur kundërshtarin po thellojnë gropën ku ka rënë Rama. E bëjnë të pashmangshëm fundin e tij të keq. Asgjë dhe askush nuk e ndal betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas për triumfin e demokracisë mbi narkoshtetin. “ u shpreh Basha.

Fjala e plotë e kreut të PD, Lulzim Basha: 

Dje gjatë mbrëmjes dhe vonë gjatë natës policia politike e Edi Ramës ka ndaluar dhjetëra anëtarë dhe mbështetës së Partisë Demokratike në Elbasan dhe Librazhd dhe ka arrestuar:

− dy drejtuesit e Partisë Demokratike të Librazhdit, Kryetarin, zotin Bujar Vreto dhe Sekretarin zotin Erlind Gurra;

− dy drejtuesit e PD-së Prrenjas, Kryetarin zotin Arjan Karriqi dhe Sekretarin zotin
Leonard Ozuni;

− ish-deputetin dhe ish-kryetarin e PD-së Elbasan, zotin Aurel Bylykbashi;

− si dhe dy mbështetës së Partisë Demokratike Dashamir Boja nga Gostima dhe Bujar Kllojku nga Librazhdi.

Këto veprime janë raprezalje të hapura politike ndaj kundështarëve politikë dhe qytetarëve që protestojnë kundër regjimit të Edi Ramës.

Ato vinë mbas ndalimit të rreth 500 anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike gjatë pesë muajve të fundit. Ndërkohë mbi 50 mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike mbahen në arrest në burgje.

Qindra qytetarë të tjerë që kanë protestuar kundër qeverisë nga Kukësi në Shkozë, tek Unaza e Re dhe kudo në Shqipëri janë ndaluar, keqtrajtuar, rrahur, dhunuar dhe arrestuar në mënyrë të paligjshme këto muajt e fundit.

Ky është bilanc regjimesh represive dhe jo i një vendi demokratik europian.

Ndërkohë sistemi i drejtësisë është shpartalluar. Parlamenti është shpartalluar. Administrata publike është militantizuar në ekstrem.

Tashmë nuk ka më asnjë iluzion. Edi Rama ka vendosur në Shqipëri një pushtet autokratik, jashtë Kushtetutës dhe të kundraligjshëm.

Pasi vuri nën kontroll të gjitha pushtetet, tani ai po I përdor ato si vegla për të ushtruar dhunë, përndjekur dhe kërcënuar çdo kundërshtar dhe kritik të regjimit të tij.
Raprezaljet e fundit politike të Edi Ramës kanë një qëllim të qarta politik:

Të intimidojnë opozitën dhe qytetarët për t’u tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit të tij kriminal.

Është plani diabolik i një njeriu në panik total për humbjen e pushtetit. Është rruga pa krye që po e çon Ramën drejt greminës, ku kerkon të tërheqë me vetetë gjithë Shqipërinë.

Në këtë aventurë të rrezikshme, Edi Rama ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta, Sandër Lleshi dhe Arta Marku, të cilët e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës.

U bëj thirrje policëve dhe prokurorëve që e ndjejnë veten njerëz të ligjit dhe të rendit të mos u binden urdhrave politikë dhe të paligjshëm të autokratit të korruptuar dhe të inkriminuar Edi Rama dhe të veglave të tij.

Askush të mos ketë dyshimin më të vogël:

Këto akte represive për t’u mbyllur gojën dhe goditur kundërshtarët politikë thjesht po thellojnë me shpejtësi gropën, ku ka rënë Edi Rama.

Ato e bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e tij të keq, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri tek policët dhe prokurorët e kriminalizuar që i shërbejnë Edi Ramës.
Asgjë dhe askush nuk e ndal betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.
Asnjë hap pas, deri në triumfin e demokracisë mbi narkoshtetin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb