TIRANË

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka falënderuar policinë e Shtetit, policinë Durrës dhe forcat “Shqiponja” pas arrestimit të 37-vjeçarit Aldi Mustafa, i cili u kap me një armë zjarri me silenciator, teksa ishte nisur për të kryer një vrasje.

Balla deklaron se policia parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale dhe e cilëson Mustafën person me rrezikshmëri të lartë.

“?? Falënderoj nga zemra forcat e Policisë së Shtetit, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Njësinë e saj Operacionale?Shqiponjat ? të cilët arritën të parandalonin një ngjarje të rëndë kriminale, duke arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë të armatosur?”, shkruan Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb