TIRANE- Arrestimi i 4 grabitësve si dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve nga ana e policisë për 2 grabitjet aksin pranë Qafë Kasharit ka gjetur jehonë të madhe në shtypin e huaj. Prestigjiozet britanike si ‘Daily Mail’ dhe agjencia e lajmeve ‘Reuters’ kanë raportuar detaje nga ky operacion i policisë shqiptare.

‘Daily Mail’ nis artikullin me titullin: “Policia shqiptare arreston 4 të dyshuar për grabitjen e furgonit”. Sipas saj, policia ka arritur të prangosi katër nga anëtarët e bandës si dhe të rikuperojë një pjesë të parave të grabitura. Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ citon Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili tha se “personat që merren me sigurinë e transportit të parave nuk mund të jenë heronj nëse paguhen me rroga shumë të ulëta”.

Lajmi për arrestimin e autorëve është raportuar edhe në YAHOO.NEWS e cila citon Drejtorin e Policisë së Tiranës Ervin Hodaj. Ai thekson se “policia ka arritur të vërtetojë se të arrestuarit janë të lidhur me grabitjen dhe me vjedhjen e ndodhur në po të njëjtin vend në vitin 2015″. Sakaq, YAHOO.NEWS nënvizon faktin se |grabitësve i janë gjetur edhe sasi të konsiderueshme parash në valuta të huaja si dhe lekë shqiptare të cilat korrespondojnë me paratë që banka po i transportonte jashtë vendit”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb