Pas arrestimit të jursitit të Hioptekës në Fier, ka reaguar Ministria e Drejtësisë. Në një deklaratë për mediat, ministria sqaron se Ervis Bregasi është shkarkuar nga detyra që në muajin maj, kur edhe është denoncuar për korrupsion.

“Shtetasi Ervis Bregasi, i arrestuar sot nga Policia, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” është shkarkuar nga detyra si specialist i ZVRPP Fier që në muajin maj të këtij viti.

Bregasi, i cili ka kryer detyrën e juristit është denoncuar në muajin maj nga media pasi i kishte kërkuar rryshfet një qytetari, në këmbim të çertifikatës së pronësisë.

Menjëherë pas publikimit të rastit, specialisti është shkarkuar nga detyra dhe ndaj tij është kryer Kallëzim Penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier,” thuhet në reagimin e ministrisë

Arrestimi i këtij ish-nëpunësi të administratës publike është një tjetër dëshmi e bashkëpunimit efikas mes Task Forcës Antikorrupsion dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese për të dokumentuar çdo rast korrupsioni, të denoncuar nga qytetarët apo media dhe për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë shkelësit e ligjit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb