ELBASAN-Infermieri Everest Duka akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture 16 vjeçe.
Pas denoncimit, policia shoqëroi 26­vjeçarin, ndërsa ky i fundit gjatë marrjes në pyetje ka mohuar gjithçka. “Më thoni ju mua, kush nga ju do ta bënte një veprim të tillë, që të merrte guximin të ngacmonte seksualisht një vajzë të mitur, kur ajo monitorohej pothuajse 24 orë. Këto janë shpifje që i ka bërë e ëma e S.B., dhe shumë shpejt do të dalë që, e gjitha kjo histori është e sajuar dhe këtë e them me bindje të plotë”, ka deklaruar para hetuesve Duka.

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se gjatë marrjes në pyetje, infermieri ka pohuar se e njeh
vajzën, pasi i ka shërbyer asaj si shumë pacientëve të tjerë, por në asnjë moment nuk e ka pranuar akuzën e bërë ndaj tij. Pas arrestimit, drejtoria e spitalit “Xhaferr Kongoli” në Elbasan ka bërë menjëherë pezullimin e infermierit, deri në hetimin e plotë të ngjarjes.

Ndërkaq, mjekë të këtij spitali u shprehën se infermieri Everest Duka ka qenë korrekt me stafin mjekësor, me pacientët si edhe me të afërmit e pacientëve. Madje, asnjëherë në orar të punës, ai nuk ishte parë asnjëherë të konsumonte pije alkoolike apo të shfaqte ndonjë akt të tillë, ashtu si edhe e ka akuzuar 16-vjeçarja.

Kurse ‘Panorama” shkruan se një provë që po administrohet nga policia dhe prokuroria e
Elbasanit, janë edhe bisedat në Facebook, ndërmjet 16­vjeçares së mitur dhe 26­vjeçarit.
Sipas ekspertëve të çështjes, biseda e kryer në rrjetin social ka ndodhur ndërmjet datës 25 dhe 27 e korrik, ku vajza i bënte shantazh nëpërmjet Facebook, duke i thënë:
“Unë nuk i kam punët mirë me burrin tim dhe ai ndoshta më ka lënë, sepse ka shkuar në Gjermani për të kërkuar azil.
Unë dua të martohem më ty.
Nëse ti nuk më merr për nuse, atëherë ta dish se, do të denoncoj në polici për të gjitha ato bisedat që kemi bërë bashkë dhe për shumë gjëra të tjera”, thuhet në bisedën e rrjetit social ndërmjet Dukës dhe të miturës.
“Panorama” shkruan se ajo ishte fejuar që në moshën 13­vjeçare (vajza është e komunitetit rom), por i fejuari i saj prej disa kohësh ishte larguar drejt Gjermanisë për të kërkuar azil dhe ndodhej në kamp atje Rastësisht biseda e saj në Facebook me 26­vjeçarin është zbuluar nga xhaxhai i saj. Atij i ka bërë përshtypje koha e gjatë që shpenzonte mbesa e tij në celular dhe pasi ia ka marrë atë nga dora, ka zbuluar se ajo nuk fliste me të fejuarin, por me një djalë tjetër.
Pas marrjes në pyetje nga familja, e mitura është detyruar të pranojë se fliste me infermierin të cilin e kishte njohur në spital. Madje ajo u ka pohuar se ai kishte tentuar ta përdhunonte. Kjo deklaratë e saj, ka bërë që familja të denoncojnë rastin në Polici.
Bazuar në dëshminë e së miturës, policia ka kryer ndalimin e të riut, por sipas burimeve nga grupi hetimor, nuk përjashtohet as dyshimi se e gjitha kjo të jetë një sajesë e së miturës me qëllimin e vetëm që të justifikonte lidhjen nëpërmjet Facebook­ut.

Dyshohet se nga frika e prindërve dhe xhaxhait të saj, ajo ka mohuar “flirtet” e saj në Facebook dhe më pas u ka thënë historinë e tentativës së përdhunimit. Gjithsesi, ngjarja po hetohet dhe nuk përjashtohet asnjëra prej pistave. E mitura S.B. është paraqitur në orët e vona të së hënës në Polici me nënën dhe të afërm të tjerë. Ajo ka deklaruar se infermieri, më 27 korrik, në kohën që ajo ka qenë e shtruar në pavijonin e Nefrologjisë, ka tentuar ta përdhunojë.
Me të marrë këtë denoncim, në prani edhe të psikologes së Policisë, kjo e fundit, rreth orës 00:30 të mëngjesit të së martës, ka shkuar në banesën e 26­vjeçarit të marrë me qira dhe ka bërë arrestimin e tij.

Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka qenë i shokuar nga ndalimi, dhe më pas edhe nga akuza. Ai ka pohuar se e njeh vajzën pasi i ka shërbyer asaj si shumë pacientëve të tjerë, por që në asnjë moment nuk e ka pranuar akuzën e bërë ndaj tij.
Më pas, në prani edhe të psikologes, Duka është ballafaquar edhe me të miturën, ku mes këtij debati ka pasur mos rakordime në ballafaqim.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: