Universiteti “Luarasi” prej një viti tashmë ka hapur edhe fakultetin e shkencave mjekësore, me tre degë, infermieri, farmaci dhe stomatologji.

Profesor Sokol Paparisto, i ftuar në rubrikën “Opinion” tha se të treja këto degë kanë pasur shumë kërkesa, por infermieria ka qenë ajo më e kërkuara. Ai shtoi se diplomat e “Luarasi” në infermieri njihen edhe në Europë, ndërsa janë një mundësi e shkëlqyer për t’u bërë pjesë e tregut të punës në Shqipëri.

Në vitin e parë, në këtë degë kanë qenë 120 studentë, të cilët përpos pjesës teorike, kanë pasur mundësinë që të kryejnë edhe ore praktike, ku në mbikëqyrje të pedagogëve, kanë qenë të pranishëm në qendrat shëndetësore në Tiranë, si dhe në Spitalin e Traumës.

“U bë një vit që Universiteti Luarasi hapi fakultetin e shkencave mjekësore, në degët infermieri, stomatologji dhe farmaci. Të treja degët janë shumë të kërkuara, por dega e infermierisë ka qenë dega më e kërkuar. Në vitin e parë ne kemi pasur 120 studentë, kjo për arsye se diplomat njihen në Evropë.

Duke qenë viti i parë viti që kaloi, ka pas shumë vështirësi lidhur me organizimin e ambienteve të mësimdhënies, stafit pedagogjik, edhe për studentët, pasi vijnë nga shkollat e mesme dhe një pjesë e terminologjisë është latinisht. Ndërsa temat, sepse bëjnë dhe një pjesë të kulturës së përgjithshme, janë si në gjimnaz. Stafi akademik është me një përvojë shumë të mirë, me tituj dhe grada shkencore dhe me specializime jashtë shteti, dhe niveli ka qenë shumë i mirë. Sa i përket pajisjes në këtë fakultet, mendoj se viti që kaloi ka pasur pajisje shumë të mira, në anatomi, laboratorët kanë qenë të pajisura me mulazhe dhe tablica, që janë shumë të vlefshme për studentët, ndërsa leksionet janë dhënë qoftë me slide qoftë me skica.

Bashkëpunim mes studentëve dhe pedagogëve kanë qenë shumë të mira. Para sezonit të provimeve, studentët shkuan praktikë, në të gjitha qendrat shëndetësorë të Tiranës dhe tek Trauma, duke pasur në mbikëqyrje pedagogët dhe stafin në institucionet përkatëse. Kjo është shumë e rëndësishme, edhe në vitet e tjera do vijojnë sërish praktikat”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb