JANINË

Tre infermiere shqiptare janë arrestuar në Janinë të Greqisë.

Ata janë vënë në pranga në Spitalin “Haxhikosta” të qytetit jugor helen, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Bashkë me infermierët nga Shqipëria, janë shoqëruar edhe dy infermiere nga Bullgaria që punojnë në këtë spital.

Bëhet me dije paraprakisht se shqiptaret nuk zotëronin dokumentacionin për të ushtruar zanatin e infermieres.

Prokuroria e Janinës po vijon hetimet për të mësuar se si ato kishin arritur të punësoheshin në spital, pa pasur dokumentacionin e nevojshëm.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb