Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin E. S.(H)., 29 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit në subjektin bar-kafe në përdorim nga ana e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu në pranga ka rënë 55-vjeçari V.Gj., pasi u konstatua duke shtuar një sipërfaqe me konstrukt betoni, në një godinë në pronësi të tij, pa lejen e organeve kompetente.

Po nga këto shërbime u proceduan penalisht për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, shtetasit L. D., 31 vjeç dhe E. D., 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës, dhe nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentet e identifikimit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin F. D., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb