Policia e Filadelfias tha në një konferencë për shtyp se dy persona të armatosur që u gjetën të enjten mbrëma jashtë Qendrës së Konferencave të Pensilvanisë janë ndaluar dhe hetimi vazhdon.

Në kohën e incidentit brenda qendrës po numëroheshin fletëvotimet me postë, tha policia.

Dy personat e arrestuar nuk janë identifikuar por janë nga Çesapik i shtetit Virxhinia.

“Deri tani nuk kemi të dhëna se kjo histori është më e madhe se këta dy individë,” u tha gazetarëve zëdhënësi Larry Krasner.

Të dyshuarve iu gjetën rreth 160 fishekë dhe një armë e stilit “AR” pa numër serial, tha ai.

Policia tha se ishte informuar nga FBI-ja rreth individëve gjatë rrugës së tyre për në Filadelfia me një kamion Hummer ku ndodheshin armët./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb