Policia italiane thotë se ka arrestuar tre persona, të cilët akuzohen se rekrutonin luftëtarë mercenarë, për të luftuar përkrah forcave që mbështeten nga Rusia në lindje të Ukrainës. Ndërkaq, autoritetet italiane thanë se edhe tre persona janë në kërkim, raporton AP.

Përmes një deklarate, Policia ka njoftuar se ka kryer bastisje në shtëpitë e shtatë personave, që janë pjesë e hetimeve të një rrjeti të rekrutimit italiano-ukrainas, shkruan rel.

Disa prej të dyshuarve kanë lidhje me komandatit të njësitit neo-nazist të quajtur “Rusich”, që operon në rajonin Donbass të Ukrainës. Nga lufta në lindje të Ukrainës, që ka nisur katër vjet më parë, janë vrarë mbi 10 mijë persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb