TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar një të kërkuar për terrorizëm ditën e sotme. Më datë 14.08.2016, u ekzekutua urdhri i “Arrestit Ndërkombëtar”, lëshuar nga Prokuroria Maqedonase, për shtetasin: Imerli Avmeti, vjeç 46, banues në Gostivar Maqedoni, për veprën penale “Pjesëmarrje në ushtri, polici, formacione paramilitare të huaja”.

Ky shtetas dyshohet se ka luftuar në Siri në krah të ISIS.

Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë, ndërsa pritet vetëm ekstradimi i tij drejt vendit fqinj.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: