Probleme për Nicholas Van Varenberg, djalin e aktorit kampion të arteve marciale Jean-Claude Van Damme. 21-vjeçari ka përfunduar në pranga pas denoncimit për dhunë nga shoku i tij i apartamentit në Tempe (Arizona).

I riu është arrestuar pas njoftimit të fqinjëve në 10 shtator. Tani ai gjendet në burg në pritje të procesit gjyqësor.

Policia ishte lajmëruar nga fqinjët pasi kishte dëgjuar të bërtitura dhe zhurma nga apartamenti ku jetonin dy djemtë. Policët kishin gjetur gjurmë gjaku pranë ashensorit.

Më pas në një moment tjetër djali ka denoncuar se është kërcënuar me një thikë nga djali i Van Damme. Nicholas Van Varenberg është arrestuar me akuzën e dhunës me armë dhe për poseidim lëndësh narkotike.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: