E ardhmja e Tomas Strakoshës mund të jetë në Angli, më saktë në Londër, pasi Tottenham dhe Arsenal vijojnë të insistojnë për të transferuar legjionarin kuqezi në Premier League. “Gjelat” ishin dhe mbeten një nga ekipet më të interesuara për shërbimet e gardianit të Lazios por sëfundmi, Arsenal ka bërë hapa konkret duke u shfaqur të gatshëm të paguajnë para kesh për kartonin e Strakoshës.

Strakosha
Strakosha

Sipas mediave angleze, “topçinjtë” kanë gati një paktë prej 25 milion euro për të bindur Lazion ndërsa për Strakoshën parashikohet një përmirësim i ndjeshëm i pagës. Aktualisht Straksoha përfiton 1 milion euro neto në sezon. Në fillim dukej një thashethem merkatoje por dhe në Itali po flasin gjithnjë e më shumë për një largim të mundshëm të Strakoshës, madje kanë nisur të qarkullojnë dhe emrat e parë për zëvendësuesit e mundshëm.

Cropw0h0fotonota4buffon
Cropw0h0fotonota4buffon

Emri më i bujshëm është ai i Gigi Buffon. Pas largimit nga PSG, portieri i famshëm italian po planifikon një rikthim të mundshëm në Serie A. Silvano Martino, agjenti i Buffon është pyetur nga gazetarët lacial nëse ekziston një mundësi që Buffon të transferohet te Lazio, përgjigjja e tij ishte e qartë dhe pse me nota humori: “Shisni fillimisht Straksohën dhe më pas flasim”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb