Mikel Arteta është shumë pranë firmës për një kontratë të re me Arsenalin.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat britanike, trajneri spanjoll ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit londinez për të vazhduar bashkëpunimin edhe përtej marrëveshjes aktuale.

Arteta, i cili ka ndërtuar projektin sportiv të Arsenalit gjatë viteve të fundit, pritet të shpërblehet edhe financiarisht për punën e tij. Aktualisht, 42-vjeçari raportohet se merr rreth 10 milionë paund në sezon, pa përfshirë bonuset.

Kontrata e re pritet të sjellë një rritje të konsiderueshme të pagës së trajnerit, duke e pozicionuar atë mes teknikëve më të paguar në Premier League.

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet pasi të përfundojnë procedurat e fundit mes palëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb