Arsenali dhe Manchester United janë ende në diskutim në lidhje me shitjen e mundshme të Alexis Sanchez dhe së fundmi mësohet se ‘topçinjtë’ përveç 35 mln stërlinave kërkojnë edhe një futbollist plus.

Për të kënaqur dëshirat e londinezëve drejtuesit e Manchester United menduan t’i ofronin Henrik Mkhitaryan, por Arsenal e ka hedhur poshtë këtë mundësi pasi kërkojnë që në marrëveshje të përfshihet Anthony Martial.

Dëshira e ‘topçinjve’ sipas Mohamed Bouhafsi nga francezja RMC, është refuzuar kategorikisht. United e ka cilësuar si një gjest që tregon se Arsenal nuk ka dëshirë të negociojë dhe për këtë ngre pretendime te pabazuara.

22-vjeçari nënshkroi për United në 2015 duke u bërë adoleshenti më i shtrenjtë në histori pasi për të “djajtë” paguan 65 mln euro. Që nga ajo kohë francezi ka realizuar 34 gola për Manchester United.
images
Ndërkohë kujtojmë që për Alexis Sanchez në garë të fortë janë edhe rivalët e qytetit të United, Manchester City.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb