Leandro Trossard është shndërruar në një lojtar kyç për Arsenalin e Mikel Artetës këtë sezon, duke zgjidhur shpesh problemet e skuadrës angleze si zëvendësues në pjesën e dytë. Kontrata e Trossard skadon për një muaj, megjithëse “Topçinjtë” kanë mundësinë ta zgjasin edhe një vit bashkëpunimin.
Megjithatë, drejtuesit dëshirojnë të shkojë më tej dhe kërkojnë që të qëndrojnë së bashkë të paktën deri në vitin 2029. Për këtë arsye, sipas asaj që raporton Daily Mail, tashmë kanë nisur negociatat me përfaqësuesit e belgut.