Protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit. Prej 25 ditësh protestojnë kundër Edi Ramës dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.
Ditën e sotme kanë sfiduar edhe motin e keq, ku pavarësisht rrebesheve të shiut qëndruan të vendosur para Kryeministrisë, me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”; “Berisha ne burg, Rama në burg”; “Atdheu nuk shitet”.
Ata kanë bërë thirrje për bashkim dhe të mos përçahen, në marshimin e tyre në Tiranë, jehon thirrja “Revolucion”, “Shqipëri e Re”.
