Kreu i PD, Lulzim Basha ka bashkëbiseduar me një pedagoge rreth problemeve në arsimint shqiptar.

Pedagogia ka konstatuar se skemat në arsimin shqiptar, për kualifikimet, përfitimin e eksperiencave dhe trajnimet.

Basha e siguron se qeveria do të jetë arbitër, por do të ndërhyjë urgjentisht për praktikat e studentëve.

Sipas Bashës, bota universitare me të në krye do të përfitojë të gjitha oportunitetet që i ofrohen nga Shqipëria.

BASHKËBISEDIMI I BASHËS ME PEDAGOGË E STUDENTË

Lulzim Basha: Shohë që keni një pull te Temposit aty.

Pedagogia: Po të gjitha janë.

Lulzim Basha: Të Bashkimit Europian?

Pedagogia: Po të gjitha pa përjashtim.

Lulzim Basha: Shteti shqiptar këtu nuk ka asnjë kontribut. Ja ku është një model laboratori. Të tillë duhet të kemi me dhjetëra me qindra dhe shteti shqiptar këtu nuk ka dhënë asnjë kontribut, kjo është e pa pranueshme. Një pjesë e mirë e financave që do të shkojnë në buxhetin e rritur për institucionet e arsimit të lartë do të shkojnë pikërisht për të krijuar të tilla mundësi fasilitete për degë të ndryshme në mënyrë që kur të diplomohet studenti i diplomuar, i sapo diplomuari faktikisht të dali një profesionit i gatshëm për tu futur në treg. Hapi i tret ka të bëj me praktikat e paguara. Praktikat e paguara, stazhet e paguara sigurisht nuk mund të jen një instrument i përjetshëm por të paktën, të paktën në vitet e para, 4 vitet e para dhe ndoshta dhe 8 vitet e para pas 25 Prillit do të përbëjnë një urë për ta nxjerr të sapo diplomuarin në tregun e punës. Paga që ne propozojmë, apo shpërblimi më mirë të themi se nuk është pagë, është 300 mijë lekë të vjetra në muaj për 12 muaj, për 1 në çdo 3 studentë që mbaron studimet në Shqipëri. Sigurisht të zgjedhur në bazë të meritës dhe në këtë mënyrë krijojmë edhe mundësinë që studenti të…apo i sapodiplomuari jo thjesht të vazhdojë aspektin praktik të trajnimit por të futet në rrjetin e network-un që pastaj e bën shumë më të lehtë për studenten apo studentin, të riun apo të renë, se s’janë më studentë në atë moment që të punësohet diku. Dhe faktikisht statistikat ballkanike na tregojnë që 7 deri në 9 për çdo 10 praktikantë sigurojnë vend pune shumicën e rasteve aty ku po bëjnë stazhin por jo vetëm edhe nëpërmjet lidhjeve që krijojnë ne rrjetin profesional në fushën e tyre. Dhe këto janë prioritetet dhe angazhimet kryesore të planit tonë. Sigurisht janë angazhime, nuk janë premtime dhe si të tilla janë të kostuara. E rëndësishme është që trajektorja nga momenti kur një i ri futet në sistemin universitar e deri në momentin kur del nga sistemi universitar ta pajisë atë plotësisht për marrjen e një profesioni. Tani të hap edhe pak më shumë perspektivën me dy fjali të fundit: Mundësitë që po krijon kriza e pandemisë janë të jashtëzakonshme. Zinxhiri i furnizimit për tregun europian do të zhvendoset me përmasa të mëdha nga Lindja e Largët kryesisht nga Kina dhe vendet e tjera të asaj zone, në zona të konsideruara më afër dhe më të sigurta për Bashkimin Europian. Në veçanti fusha e teknologjisë së informacionit, të inxhinierive të prodhimit, të gjithë vendet e Ballkanit po bëhen gati të përfitojnë nga kjo. Të vetmit që s’kemi asnjë plan e asnjë strategji deri më sot është Shqipëria, për shkak të lënies tërësisht pas dore, të mungesës së vizionit, mungesës së vëmendjes, mungesës së fokusit, tek kjo. Me planin që kemi shpalosur për arsimin ne japim fund kësaj kohe të mungesës së vizionit dhe të vëmendjes dhe drejtojmë të gjithë vëmendjen e qeverisë dhe të shtetit tek aftësimi i vendit për të thithur pjesën tonë që na takon nga këto investime. Pjesën tonë që na takon nuk ka nevojë të ëndërrojmë, të fantazojmë. Në qoftë se në detyrën tonë në këtë trekëndësh bashkë me detyrën tuaj dhe detyrën e sektorit privat, absolutisht ne do jemi në gjendje të thithim investime të huaja me vende pune të mirëpaguara për rininë shqiptare dhe për tregun tonë të punës në tërësi dhe ky në fakt është synimi dhe objektivi kryesor. Në funksion të kësaj kemi ardhur tek trajnimi dual nuk kemi skematikë, nuk kemi thënë o Gjermania ka trajnim dual na duhet dhe ne trajnimi dual, jo ne kemi mundësi të jashtëzakonshme të thithim këto investime, ne kemi një rini jashtëzakonisht të talentuar, të aftë për tu përballur me çdo sfidë si asnjë rini tjetër Europiane. E cila rini tjetër Europiane është sfiduar më shumë se rinia Shqiptare këto 8, apo 15, apo 20, apo 30 vite dhe ja ka dalë mbanë e shohim kur dalin jashtë dhe si shkëlqejnë dhe kur janë jashtë ambientit të tyre se normalisht asnjë vend nuk të bëhet si vendi yt. Pra detyra jonë është ti japim rinisë Shqiptare mekanizmat që të shkëlqeje në vendin e vet, dhe mekanizmat janë këto: krijimi klimash për të përfituar maksimalisht nga oportunitetet që po sjellin këto ndryshime të mëdha konjekturale në Europë dhe në botë për thithjen e investimeve kryesisht në fushën e teknologjisë dhe të informacionit, të inxhinierive dhe kudo tjetër dhe ndërlidhjen komunikimin se më përpara një arkitekt duhet të shkonte të punësohej në një zyrë arkitekture në perëndim. Sot mund të punojë për atë zyrë arkitekture apo inxhinierie nga Shqipëria me paga dinjitoze për shkak të teknologjisë së informacionit po ne duhet të sigurohemi që të ketë aftësinë, certifikimin, profesionalizmin për t’ju përgjigjur standardeve të projektimit apo të inxhinierimit apo të punës përkatëse që do të bëjë për atë firmë ndërkombëtare. Dhe çfarë fitojmë me këtë? Së pari fitojmë investime të huaja se ato investime nuk do të vijnë këtu në qoftë se ti u jep atyre studentë me një diplomë pa mundësinë për t’ju përgjigjur kërkesave pa orientim, pa kompetenca praktike pa orientim profesional se si të bëjë diçka minimale. Në këtë zinxhirë prodhimi ne do të jemi në gjendje t’ju themi atyre shikoni ne kemi bërë pjesën tonë, ne i aftësuam këta programues të nivelit të parë, të dytë, të tretë për teknologjinë e informacionit, arkitektë ku di un menaxherë të zotë apo dhe profesionistë të fushave të tjera, e kemi bërë në pjesën tonë, doni t’i riaftësoni edhe më tej, ejani t’i riaftësojmë bashkë. Sillni trajnuesit tuaj për një proces të veçantë prodhimi, na tregoni koston dhe atë kosto ejani ta ndajmë bashkë, gjysmën ti si investitor në qoftë se më sjell 2 mijë, 3 mijë, 4 mijë, 5 mijë vende pune dhe gjysmën unë si shtet që do ta bëj me universitetet, se unë nuk do ti aftësojë ata në ministri, as në kryeministri, por do ti aftësoj këtu në laborator si ju dhe do ju them, na duhen për këtë degë të veçantë të industrisë ky lloji specializimi, brenda 4 viteve të ardhshme na duhet të specializoni 800 studentë dhe për këtë juve sigurisht ju vetë do ju duhet 3, 5, 10 laboratorë si ky, do ju duhet një rritje e kapaciteteve mësimore. Me këtë bashkëpunim, me këtë trekëndësh bashkëpunimi, ne do të mundësojmë së pari të marrim atë që se kemi marrë deri më sot, që e anë marrë të gjithë, Maqedonia, Serbia, Kosova, Bosnja, vetëm ne se kemi marrë, investimet e huaja direkte që hapin vende pune të kualifikuara me rroga të larta, kur them rroga të larta them rroga që fillojnë minimumi nga 800 euro në muaj e shkojnë deri në 200-2500 euro në muaj mesatarja, pra rroga më të larta seç merr zyrtari më i lartë i shtetit që është presidenti i republikës apo kryeministri dhe nuk bëhet fjalë për 10 vende pune, as për 100, bëhet fjalë për mijëra vende pune që mund të krijojmë për rininë, në këtë mënyrë i shërojmë edhe një objektivi tjetër madhorë që është ndalja e emigracionit masivë të rinisë. Kjo është arsyeja pse eksperienca si këto për mua personalisht sot dhe aq më shumë nesër janë të vyera si sytë e ballit, sepse ne duam të kemi nesër me këtë program, e këtë mbështetje që do t’i japim trajnimit individual, jo 10 herë po 100 herë më shumë facilitete si këto, por edhe trajnues si ju, kapacitete trajnimi në mënyrë që të arrijmë brenda një kohe sa më të shkurtër që një përqindje sa më të madhe të rinisë studentore ta aftësojmë përmes trajnimit dual në ato degë të ekonomisë globale të cilat pastaj përbëjnë garanci shtesë dhe shtysë që investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri. Në këtë mënyrë përmbyllet gjithë kuadri, asgjë nuk është e izoluar. Pa këtë kualifikim ato nuk mund të vijnë këtu çfardo që t’i ofrojmë, t’i ofrosh tokën falas, ti ulësh çmimin e energjisë, taksat, në qoftë se nuk e ka krahun e punës të kualifikuar gjëja e parë që do të thotë është po mirë çfarë më ofron

Pedagogia: Kanë dështuar këto skema kaq vite.

Lulzim Basha: Absolutisht, absolutisht sepse kohët kanë ndryshuar, kanë ikur kohët kur thoshte ai hajde se i bëj unë të gjitha, tani ne duhet të ndajmë, të bashkëndajmë barrën financiare dhe jo vetëm me investitorët të trajnimit të krahut të kualifikuar të punës dhe për këtë A-ja, B-ja dhe C-ja është pikërisht bashkëpunimi midis universiteteve dhe qeverisë për trajnimin dual. Nuk do jemi arbitër, nuk do jemi vëzhgues, por do ndërhyjmë urgjentisht për t’ju mbështetur që eksperienca si këto të bëhen common practice, të bëhen rregulli dhe përjashtimi për universitetet shqiptare. Kjo është elementare për të thithur investimet e huaja është elementare për të krijuar vendet e punës. Dhe me këtë vizion, e përmbylla se e zgjata pak, me këtë vizion kemi guximin të dalim përpara shqiptarëve dhe t’iu themi po do jemi në gjendje që të sjellim investitorë të huaj, të sjellim teknologji, transferim teknologjie dhe ta mbajmë rininë shqiptare këtu jo me punë mbijetese për bukën e gojës, por me punë me paga dinjitoze dhe me transferim teknologjie në Shqipëri për ta kthyer Shqipërinë në një HAB, asgjë nuk na mungon për ta kthyer Shqipërinë në një HAB. Kush më shumë sesa Shqipëria nga gjithë vendet e rajonit e meriton të jetë HAB? Çfarë ka më shumë Maqedonia? Me gjithë respektin. Apo vendet e tjera. Ne jemi HAB, ne jemi në buzë të Adriatikut, jemi një orë larg tregut Europian, jemi me infrastrukturën portuale, infrastrukturën ndërlidhëse me vendet e tjera të rajonit. Ne jemi dhe do të jemi HAB, dhe në veçanti do të jemi HAB për investimet e huaja në këtë oportunitet të jashtëzakonshëm që po sjell kriza e pandemisë. Sfidat janë të mëdha por edhe oportunitetet janë të mëdha dhe unë jam i vendosur që të bëjmë gjithçka së bashku që ne të përfitojmë si shoqëri dhe në veçanti rinia dhe bota universitare maksimalisht nga këto oportunitete. Pra të krijojmë oportunitete, mundësi për mijëra vende pune për të rinjtë shqiptarë të kualifikuar, jo punë krahu por punë të kualifikuar. Dhe kjo është arsyeja që na sjell direkt tek ju, si institucione të arsimit të lartë, sepse pa ju nuk e bëjmë dot dhe ju e keni bërë pa qeverinë deri më sot por e keni bërë në këto dimensione. Ne duam që kjo të 10, 100-fishohet si kapacitet anë e mbanë vendit dhe ky është dhe shansi për rritje ekonomike, për punësim dhe mbajtjen e rinisë shqiptare në Shqipëri.

Qytetarja: Po mbështetje do të ketë zoti Basha..

Lulzim Basha: Patjetër që do të ketë mbështetje. Shqipëria prodhon 99% të energjisë nga burimet hidrike, nuk ka shfrytëzuar fare burimet e saj eolike dhe solare. Ndërkohë vazhdon të shfrytëzojë karburantin nëntokësor, fosil. Efiçensa jonë energjitike do të jetë me siguri më e keqja në Europë dhe ndoshta ndër më të ulëtat në botë. Ndërkohë energjia është ndër zërat e kostove të prodhimit më e rëndësishmja. Dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria nuk konkurron dot me prodhimet e veta, të asnjë fushe, as në Ballkan jo më në Europë, sepse qoftë energjinë elektrike qoftë karburantin e ka ndër më të shtrenjtit. Shtoji kësaj dhe mungesën e efiçensës energjitike dhe e kupton që ky është një prioritet absolut për rimëkëmbjen dhe për zgjimin e potencialit të ekonomisë shqiptare. Është një prioritet absolut për investitorët e huaj që do të thithim në këtë vend dhe që do të hapin vende pune duke shfrytëzuar maksimalisht konkurueshmërinë e tregut tonë të punës. Ky është një aspekt të cilin ne e kemi trajtuar gjerësisht tek platforma e energjisë dhe të ftoj që kur të bëhet shpalosja e kësaj platforme të jesh i vëmendshëm për ta parë në detaje se sa e rëndësishme është për ne efiçensa energjitike dhe në këtë kuptim të garantoj ty dhe këdo tjetër që zgjedh këtë degë që të mos keni asnjë pishman dhe asnjë pasiguri. Të gjitha degët e profesioneve të cilat janë pjesë e këtij tregu të ri apo të ristrukturuar do të kenë garanci me planin tonë nesër sa i përket punësimit. Jo në shtet dhe jo vetëm për investimet e huaja por modernizimit dhe zgjimit kombëtar të ekonomisë shqiptare. Sigurisht, ky është një plan shumë i madh ku është dhe ulja e taksave, janë edhe masa të tjera shumë të rëndësishme që do të çlirojnë ekonominë nga vargonjtë që e mbajnë të monopolizimit, të oligarkisë, të mungesës së transparencës. Por kryesore dhe thelbësore është që ne nuk kemi ndërmend ta lëmë në ekonominë shqiptare të zvarritet në katin e fundit apo në bodrum primitiv, por ta ngremë atë kat pas kati dhe ta sjellim në gjendje që të përfitojë nga mundësitë bashkëkohore që po përfitojnë vendet e tjera të Ballkanit pa premtuar asnjë mrekulli por së pari, normalizim, stabilizim dhe pas kësaj një rimëkëmbje të fuqishme të ekonomisë shqiptare. Lajmi i mirë është që potencialet tona janë të jashtëzakonshme. Jemi një vend ku kemi potenciale të jashtëzakonshme dhe padiskutim një nga potencialet më të rëndësishme është potenciali njerëzor. Prandaj dhe programi ynë, angazhimet tona fokusohen kaq fuqishëm tek potenciali njerëzor, fokusohen tek të rinjtë, fokusohen tek arsimimi i tyre. Pra që të mos privohen nga mundësia për tu arsimuar që arsimimi të jetë cilësor pra që të heqim të gjithë pengesat e të shkuarës, centralizimin, mungesën e transparencës, mungesën e fondeve, denigrimin e universiteteve, të pedagogëve dhe fokusohem tek trajnimi dual si rruga për të përqafuar një nga standardet bashkëkohore të futjes së studentit pastaj me lehtësi në tregun e punës. Prandaj në këtë kuadër po them që ne e nisim nga outputi, jo nga skema që, shiko, kështu e bëkan gjermanët, hajde ta bëjmë si gjermanët. Jo, jo. Cili është output-i?! Cili është rezultati që do të arrijë ai program që kemi shpallur ?! “Shqipëria fiton” “Shqipëria fiton punësimin, Shqipëria fiton ekonominë” “Shqipëria ndal emigracionin” “Shqipëria fiton rininë” që sot po e humb, “Shqipëria fiton trajnimin Dual”, cili është objektivi kryesor i kësaj?! Është të rrisë punësimin, të ndalë emigracionin dhe ta kthejë Shqipërinë në një vend hab për investimet e huaja, në një vend me klimën më të mirë të biznesit për investimet në tërësi sepse objektivi parësor dhe absolut është punësimi. Nuk ka recetë tjetër për të ndalur emigracionin, nuk ka recetë tjetër për të rritur mirëqenien. Punësimi, dhe kur flas për punësimin nuk flas për punësimin në shtet sepse treguesi që sapo shprehu edhe Elona është treguesi i mjerimit. Në qoftë se shteti është punëdhënësi më i fundit do të thotë që ti ke marrë fund si ekonomi. Ti nuk prodhon, nuk inovon, nuk nxit. Punësimi është objektivi kryesor. Vetëm përmes punësimit do të kemi mundësi të rrisim mirëqenien, të rrisim dhe të forcojmë shtresën e mesme që pastaj është një garanci më tutje për inovacion, për më shumë inovacion, për më shumë arsim të kualifikuar, për më shumë stabilitet ekonomik, për familje me mirëqenie dhe për stabilitet politik. Siç e shikoni janë të lidhura gjërat. Asgjë nuk qëndron në vetvete, por të gjitha bashkë janë pjesë e një vizioni, e një programi dhe e një angazhimi konkret i cili funksionon kur të gjitha hallkat bashkë funksionojnë. Prandaj është shumë e rëndësishme që gjithsecili të bëjë detyrën e vet. Ju po e bëni dhe në kushte jashtëzakonisht të vështira. Ka ardhur koha që këtë detyrë ta bëjë edhe qeveria dhe angazhimi im para jush është që pas 25 prillit qeveria do të fillojë të bëjë detyrën e vet, detyrën që s’e ka bërë për 8 vite me radhë. Jo vetëm e kanë neglizhuar, por ka bërë të kundërtën, i ka dëmtuar palcërisht aftësitë e IAL-ve, Institucioneve e të Arsimit të Lartë për t’ju përgjigjur sfidave apo për të përqafuar oportunitetet bashkëkohore, të trajnojë të rinj dhe t’i fusin në tregun e punës. Kjo është një nga arsyet kryesore pse punësimi ka rënë në gropë, kjo është një nga arsyet kryesore pse emigracioni është rritur, ky dështim me arsimin e lartë profesional. Ndaj me 25 prill nuk bëhet fjalë thjeshtë dhe vetëm për zgjidhje dhe zgjedhje politike, bëhet fjalë për një ndryshim total kursi. 8 vite kanë qenë më se të mjaftueshme për të provuar në qoftë se kjo përqasje, nëse mund ta quajmë përqasje, dështoi. Me 25 prill fiton çdo shqiptar me një program konkret angazhimesh i cili sjell normalizim, sjell mundësimin e çdo aspirate të çdokujt, tënden personale, të shokëve, të miqve të tu dhe të familjeve tuaja për të ndërtuar jetën tuaj në bazë të aftësive tuaja. Këtë premtojmë, nuk ka këtu premtime mrekullish. Angazhimi ynë është që ju të punoni për veten tuaj, t’ju jepet mundësia të punoni dhe të gëzoni frytet e punës tuaj. Në këtë mënyrë Shqipëria të punojë dhe të funksionojë për të gjithë shqiptarët dhe t’ju kthehet të gjithë shqiptarëve. Absolutisht dakord dhe kjo përbën edhe thelbin e angazhimit që ndërmarrim ne me stazhet. Po bëj edhe njëherë një paralele me shëndetësinë ndoshta mund të jetë pak më e qartë ndoshta ngaqë ua thashë edhe në fillim, ata pa praktikën nuk….

Pedagogia: E kanë pjesë integrale

Lulzim Basha: Qindra vite, mjeku pa praktikë nuk është mjek. Çfarë kemi ne në angazhimin tonë për sa i përket shëndetësisë? Ne kemi angazhimin ndërkohë që rrisim rrogat e mjekëve dhe të infermierëve rrisim edhe pagat e të ashtëquajturve mjekë specializantë se ndërkohë që ai ka përfunduar mjekësinë e përgjithshme dhe po specializohet, ka dy mundësi ose të ndjek specializimin pa asnjë mbështetje dhe vjen një moment që thotë më mirë po mësoj gjuhën e huaj e po iki dhe kjo po na ndodh, ose të ketë të njëjtën mbështetje nga shteti në mënyrë që nga ana ekonomike të jetë i akomoduar dhe ndërkohë që faktikisht po kryen shërbim shëndetësor dhe po specializohet në një fushë të veçantë, ne kemi propozuar që do të ketë 80% apo, 80% më duket të rrogës, të pagës që ka mjeku, shkon diku te 950 euro në muaj. Edhe stazhi, praktika e paguar këtë ka si qëllim. Në qoftë se ke dalë nga universiteti le të themi specializimin e GAS dhe ke filluar punë le të themi me një pagë modeste 600 apo 700 mijë lekë dhe në ndërkohë të duhen dy apo tre vjet që të marrësh një specializim me anë të cilit ti më pas mund të përfitosh duke u punësuar në një investim vendas apo të huaj që mund të dy apo trefishojë pagën. Pikërisht një stazh i paguar nga shteti për një periudhë 1-vjeçare përbën një lehtësim edhe nga ana ekonomike edhe nga ana psikologjike që të arrish ta ndjekësh këtë specializim të aftësohesh dhe të arrijmë një synim të dyfishtë, nga njëra anë të kemi dhjetë, njëqind, një mijë të specializuar në këtë fushë apo fusha të tjera të ngjashme me të, të cilët punojnë në Shqipëri dhe i marrin këto paga në Shqipëri se jeni pjesë e zinxhirit të konsumit, jeni pjesë e zinxhirit ekonomik edhe ju, jeni pjesë e krijimit të familjeve të reja që është një tjetër synim madhor i programit tonë, një tjetër objektiv i prekshëm i programit tonë dhe nga ana tjetër ju themi investitorëve të huaj ja ku i ke me të njëjtat specializime siç i gjen në Hamburg apo në Marsejë apo në Milano apo në Torino apo kudo tjetër, në Boston, ja ku e ke, sille investimin në Shqipëri dhe ke dhjetë, njëqind, dyqind, një mijë të specializuar në këtë fushë të cilët mund ti punësosh të sjellin të njëjtin produkt qoftë ky produkt fizik apo shërbim me një kosto që mund të jetë një e dyta, një e treta apo një e pesta e kostos tënde por ama që të riut shqiptar garanton këtu siç ju thashë të ardhura që fillojnë nga niveli i rrogës më të lartë në shtet dhe këtu pastaj fillon prishet ajo balancë e keqe që e mban vendin të frenuar ku të gjithë duan të shkojnë në shtet me një vend të sigurt pune me një rrogë aq sa është se në atë moment sektori privat është në gjendje të sigurojë vende pune të mjaftueshme me paga dinjitoze, jo konkurruese por shumë më të larta se sa sektori shtetëror dhe ky është realiteti në Europë. Realiteti në Europë është që ai që punon në shtet si rregull janë pagat më të ulëta jo pagat më të larta. Si do ta arrimë nga aty këtu? Një nga hapat kryesor është të specializojmë dhe të aftësojmë profesionalisht të rinjtë shqiptar dhe në tërësi punonjësit shqiptarë. Prandaj j’ua them dhe j’ua përsëris që trajnimi dual është prioritet absolut, është angazhimi ynë me financa siç jemi shprehur në planin tonë për arsimin, t’ju gjendemi në krah në veçanti ju që jeni shembujt, për të përdorur një metaforë që e përdorim shpesh, por s’ka pse mos ta përdorim kësaj radhe i shkon “dallëndyshet e para” domethënë që e keni bërë këtë me forcat tuaja, me inovacionin, me shpirtin tuaj krijues nesër do keni qeverinë në krah që t’ju mbështesë financiarisht, t’ju mbështesë në këtë trekëndësh bashkëpunimi dhe me sektorin privat dhe kështu duke u lidhur me njëri-tjetrin së bashku bëjmë të mundur atë objektiv madhor që kemi, që është rritja ekonomike dhe një Shqipëri që fiton shqiptarët, që fitojnë ekonominë, fitojnë punësimin, fitojnë mirëqenien, fitojnë rininë, fitojnë familjet dhe ndalin plagën e emigracionit duke e kthyer Shqipërinë në një vend që shfrytëzon potencialet e veta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb