Është shtyrë seanca gjyqësore për grupin e Habilajve në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Shkak për këtë shtyrje të seancës është bërë fakti se nuk janë njoftuar të gjithë të pandehurit e çështjet.

Aktualisht letër porosi kanë ardhur vetëm për Nazer Seitin, Moisi Habilajn, Meridian Sulajn dhe Fatmir Minajn.

Banda kriminale e Habilajve është shkatërruar nga policia italiane, gjatë një aksioni të koduar “Rosa dei Venti”, dhe akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb