Është ndërprerë seanca gjyqësore për ish-deputetin demokrat, Bardh Spahia, në Gjykatën e Apelit në Shkodër.


Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se shkak për ndërprerjen e seancës është bërë mungesa e ish-deputetit Spahia.


Nga ana e saj, gjykata ka vendosur të kontaktojë Komisariatin e Policisë në Tiranë për të pyetur nëse po shoqërohet apo jo Spahia, pasi avokatët mbrojtës kanë deklaruar se ish-deputeti ka informacion për seancën e sotme, por nuk është prezent.


Në këtë mënyrë, seanca pritet të zhvillohet sot në orën 14:00, pasi policia do shkojë të pyesë Bardhin nëse dëshiron të marrë pjesë në seancë apo jo.

Avokatët mbrojtës kanë prokurë nga familjarët e Bardh Spahisë, madje edhe vetë ish-deputeti ka deklaruar që të mbrohet nga avokatët e tij, Ivi Kaso e Ledi Nurja, edhe nëse mungon në seancë.

Bardha Spahia u la pak javë më parë në “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për përplasjet mes mbështetësve të opozitës dhe policisë në KZAZ-në e Shkodrës. Gjatë përplasjeve, protestuesit i vunë flakën shkollës “Shejnaze Juka”, në të cilën ndodheshin materialet zgjedhore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb