Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se cilët sipas tij janë dy kandidatët kryesorë për të marrë postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, i cili do të zgjidhet në seancën parlamentare të së hënës.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, Hoxha tha kandidatë potencialë janë kryeprokurorja e Shkodrës, Arta Marku dhe Ferdinand Elezi.

Sipas tij, Marku favorizohet më shumë duke qenë se është dhe femër, duke sjellë ndërmend rastin e zgjedhjes së Ina Ramës.

“Mes kandidatëve mendoj se ka persona me integritet dhe që e përmbushin këtë detyrë.  Secili prej këtyre kandidatëve që të hyjë në Kuvend, duhet të ketë firmat e 28 deputetëve, dhe një deputet s’mund të vendosë dy emra.

Njëri prej tyre do bjerë pa hyrë në parlament pasi nuk plotëson këtë numër. Pavarësisht se kush do të jetë prokurori i ri i  përkohshëm situata është ndryshe nga koha me Llallën, pasi situata monitorohet nga ndërkombëtarët.

Në pamje të parë për mua janë Arta Marku, kryeprokurorja e Shkodrës, meqënëse është edhe femër, një femër është më pak e përfshirë në interefernca politike, por edhe Ferdinand Elezi, por të hënën do të vendoset mandati i ri i kryeprokurorit të përkohshëm, pa votat e opozitës.

Ashtu ndodhi edhe me Llallën, ishte propozim i LSI-së dhe u mbështet nga qeveria e PD në atë kohë,” tha Hoxha.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: