Këngëtari i dhjetëra roleve në Teatrin e Operas dhe Baletit, Gjergj Sujoti është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtarit të Korit Lirat, dhe ansamblit “Skenderbeu” të serenatave korçare është bërë i ditur pak minuta më parë teatri i Korçës”Andon Zako Çajupi.

Sujoti ka qënë aktiv në disa aktivitete të tjera muzikore si koncerte, recitale, anketa brenda dhe jashtë vendit. Është aktivizuar me Ansamblin Popullor duke zhvilluar disa koncerte në Finlandë, Danimarkë, Suedi, Greqi, Turqi, Itali etj.

Gjatë vitit 1995 ka marrë pjesë me trupën e operas “Toska” në një Festival Ballkanik në Greqi dhe më pas në Itali me operën “Rigoleto” ku është dalluar me çmimin e parë. Në vitin 1999 kthehet atje ku e filloi në “Spektaklin e serenatës” në qytetin e Korçës me një këngë të kantautorit Avni Mula. Kënga “Serenata Korçare, mandolinë e kitarë” e kantautorit Avni Mula u interpretua nga të dy.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb