Pushtuesit nazistë ia vunë flakën Borovës tre herë. Shkatërruan, dogjën dhe terrorizuan Shqipërinë.
Por edhe në kohë lufte, “Birra Korça” vazhdoi të punonte. Nuk u mbyll asnjëherë.
Sot, në kohë paqeje, një nga kompanitë më historike shqiptare po përballet prej 5 vitesh me kontrolle të pafundme, gjoba absurde, presion administrativ dhe sulme të vazhdueshme nga administrata tatimore.
Një biznes që paguan taksa, paga dhe çdo detyrim përmes bankës, trajtohet si armik dhe jo si kontribues i ekonomisë shqiptare.
Çdo ditë kontrolle.
Çdo ditë presion.
Çdo ditë tentativa për ta gjunjëzuar.
As pushtuesit nuk arritën ta ndalin “Birra Korçën”. Por sot po tentohet të dëmtohet nga ata që duhet ta mbronin prodhimin vendas dhe vendet e punës.
Mbi 1 mijë familje jetojnë nga puna e këtij grupi.
Në vend të mbështetjes, biznesi përballet me një klimë frike, hakmarrjeje dhe padrejtësie.
Ne nuk kërkojmë privilegje.
Kërkojmë vetëm ligj, drejtësi dhe trajtim të barabartë.
Të bësh biznes në vendin tënd nuk duhet të jetë dënim. Turp!
