SHKODER- Asgjësohen 11 757 rrënjë kanabis në Shkodër. Burime nga polica bëjnë me dije se droga ishte mbjell në 50 parcela. Kështu, në Pult dhe Shalë u asgjësuan 5578 rrënjë në 24 parcela, ndërsa në Temal dhe Vaun e Dejës u gjetën 2304 rrënjë.

Po ashtu, në Pukë, Gjegjan dhe Iballë u asgjësuan 3875 rrënjë drogë. Po sipas këtyre burimeve, në Gjegjan u sekuestrua një automatik dhe një celular. Ndërkohë, një tjetër aksion antikanabis u zhvillua edhe në Vlorë, ku u asgjësuan 9600 rrënjë kanabis. Mësohet se droga u gjet në Llakatund, Dushkarak si dhe Kuç. Sakaq, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të drogës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: