SHKODER- Plot 464 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar ditën e sotme nga policia në Shkodër. Gjatë një kontrolli të ushtruar në zonën e Shkodrës, uniformat blu kanë identifikuar dhe asgjësuar 354 bimë narkotike të mbjella në fshatin Barcollë dhe 110 në fshatin Vilë.


Pas asgjësimit të bimës narkotike, policia e Shkodrës po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të kanabisit.


KRUJË, ASGJËSOHEN 2662 RRËNJË KANABIS NË FSHATIN CUDHI
Aksioni antikanabis është zhvilluar ditën e sotme edhe në Lezhë, ku uniformat blu kanë identifikuar dhe asgjësuar 2662 rrënjë kanabis në fshatin Cudhi.


Në sajë të operacionit të zhvilluar nga policia e Krujës dhe FNSH, u gjet bima e mbjellë në 76 parcela, ndërsa kishte arritur lartësinë 30-150 centimetra.

Bima narkotike u asgjësua me anë të djegies, ndërsa policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: