Cfarë i ka ndodhur Ashley Graham? Profili i saj në Instagram në javën e fundit ka pasur një seri fotosh hot të cilat kanë rritur së tepërmi numrin e ‘like’ dhe interesin e shtypit rozë.

Nuk është hera e parë që ndodh të shohim modelen me forma të bëshme në imazhe seksi, topless apo nudo, por këtu nuk bëhet fjalë për një set fotografik, këtë herë janë foto të vërteta reale dhe kjo është ajo që habit më shumë.

Gjatë pushimeve me bashkëshortin, regjisorin Justin Ervin, Ashley ka qëndruar në Seychelles, në një resort luksoz, ku ka pozuar me kostum plazhi dhe shume sensuale.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: