Mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme për të gjitha shkollat fillore në Francë. Kjo masë pritet të hyjë në fuqi nga e hëna e ardhshme, njoftoi Ministria e Arsimit.

“Duke filluar nga e hëna e ardhshme të gjithë departamentet do të kalojnë në nivelin 2 të protokollit shëndetësor, në të cilin të gjithë nxënësit do të mbajnë sërish maskën”, njoftoi ministria.

Nga dje maska ishte e detyrueshme për shkollat fillore në 61 departamente nga 101 që janë gjithsej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: