Pas një debati që kanë pasur në studion e “Open”, Ervin Salianji i është drejtuar Plarent Ndrecës duke i kërkuar këtij të fundit të vënë një bast publik.

Salianji tha se për çështjen McGonigal dhe përfshirjen e Edi Ramës në aktakuzë kanë folur të gjitha mediat botërore, ndërsa Ndreca u shpreh se asnjë media nuk ka folur lidhur me ato që opozita deklaron.

Pikërisht për këtë, Salianji i kërkoi atij të vënë një bast publik, ku nëse do të rezultojë se ai thotë të pavërteta, nuk do të shfaqet më në publik, e nëse rezulton e kundërta, të mos shfaqet më në publik Ndreca.

Pjesë nga debati:

Ndreca: Vetë McGonigal nuk është i akuzuar me veprimtari që ka lidhje me ndonjë aferë që kanë të bëjnë me shtete të tjera. Nuk lidhen me takimet që ai ka bërë. Pra rrëzohet logjika edhe në këtë pikë. Veç Salianjit dhe shokëve të vet nuk e di se kush tjetër mund ta besojë

Salianji: Veç Ramës dhe çdo personi që ka lidhje me të, nuk ka media botërore që nuk është marrë me këtë çështje. Nuk e heton se ka imunitet. Në Shqipëri duhet të hetohet.

Ndreca: Fluturoni, fluturoni se mirë jeni, do t’u besojnë shqiptarët me këto përralla

Salianji: I vetmi që po fluturon me perime është kryeministri

Ndreca: Ndaj ka 10 vjet që vetëm ju mund

Salianji: Nëse mediat nuk kanë shkruar asnjë resht për këtë vejmë një bast publik, Ndreca dhe unë, unë nuk dal më në publik nëse kam thënë të pavërteta, dhe Ndreca të mos dalë nëse thotë të pavërteta

Ndreca: Ma thuaj një artikull

Salianji: Artikulli nga dy gazetarë që kanë fituar “Pulitzer”, New York Timea, Washtington Post, ABC, Daily Mail, të gjitha mediat botërore, si të themi s’kanë folur?!

Ndreca: Po s’kanë folur

Salianji: Ja e vëmë bast publik

Ndreca: Nxirri në parlament

Salianji: I kam nxjerr po se keni mendjen

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb