Asistenti inteligjent “Google Assistant” do të jetë në gjendje të flasë rreth 30 gjuhë të ndryshme, mes të cilave hindu dhe norvegjisht, deri në fund të vitit, njoftoi sot “Google”, një ilustrim ky i garës së ashpër që po zhvillohet me konkurrentin e tij lider në këtë treg, “Amazon”.

“Ndërkohë që ‘Alexa’ (Amazon) funksionon vetëm në anglisht, ‘Google Assistant’ aktualisht përdor tetë gjuhë dhe deri në fund të vitit do të jetë në gjendje të përdorë më shumë se 30”, shpjegon “Google” në blogun e tij zyrtar.

“Kjo do të fillojë me danishten, holandishten, hindu, indoneziane, norvegjisht, suedisht dhe tai, gjatë vitit”, thekson gjiganti amerikan.

Ky njoftim shfaq vullnetin e “Google” që të përshpejtojë asistentin e tij dhe kërkimet në inteligjencën artificiale, në veçanti për të konkurruar “Amazon”.

Por edhe gjigantë të tjerë të teknologjisë si “Microsoft”, “Apple” apo “Samsung” propozojnë gjithashtu asistentë virtualë.

Këta asistentë që komandohen me zë përbëjnë një sfidë të rëndësishme për këto kompani sepse aty shfaqen përparësitë në inteligjencën artificiale, shkruan atsh.

Prania e tyre në objekte të ndryshme (smartfonë, ora, makina etj.) mundëson një hyrje në jetën e përditshme të konsumatorit dhe krijimin rreth tyre të një ekosistemi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb