Armenia ka në program ndeshjen miqësore ndaj Kosovës, takim ky që do luhet në Yerevan të premten. Trajneri i skuadrës armene, Aleksandër Petrakov e konsideroi skuadrën dardane si mjaft të fortë, ndërsa u shpreh besimplotë për aftësitë e lojtarëve të tij.

“Kosova është një kombëtare shumë e mirë, një skuadër e fortë, nesër na pret një ndeshje e vështirë. Nesër do të shohim se çfarë loje do të tregojë Kosova me trajnerin e ri. Unë nuk jam një trajner i ri dhe është e pamundur të më befasosh në këtë moshë. Do të doja shumë që nesër të marr një rezultat pozitiv. Futbolli është një problem dhe duhet ta zgjidhim dhe të arrijmë rezultat”, tha Petrakov.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: