Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të ndalet. I vetëm merr në krahë Portugalinë dhe vendos një tjetër rekord në karrierën e tij të pabesueshme. Sulmuesi shënoi katër gola në fitoren 5-1 të skuadrës luzitane në transfertën e Lituanisë për Grupin B, duke u ktheyr në realizuesin më të mirë në historinë e eliminatoreve në Europë.

Eeiqppgueaajghd
Eeiqppgueaajghd

CR7 numëron 25 gola, dy më shumë se limiti i vendosur më parë në Robbie Kean me Irlandën. Ronaldo hapi ndshjen me epërsinë e shpejtë të portugezëve, duke shënuar me 11-metërsh që në minutën e shtatë. Vendasit barazuan shifrat në pjesën e parë, por pas pushimit u dorëzuan pa kushte përballë një “makinerie golash” si pesë herë fituesi i “Topit të Artë”. Në të 62-tën, sulmuesi i Juventusit ktheu sërish në epërsi skuadrën e tij, ndërsa tre minuta më pas gjeti sërish rrugën e rrjetës për golin e tretë personal.

Qetltwjvjtu7idgcssk9
Qetltwjvjtu7idgcssk9

Cristiano Ronaldo plotësoi “pokerin” në minutën e 76-të, ndërsa në shtesë Carvalho vulosi fitoren e madhe të Portugalisë, e cila ka harruar nisjen e dobët që I bëri eliminatoreve të Euro 2020. Merita për këtë I shkon pikrisht Ronaldos që vazhdon të vendosë rekorde në një karrierë që bëhet akoma më spektakolare.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb